COVID 19, SPB – Tetovë në takime parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit

COVID 19, SPB – Tetovë në takime parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë sot (15 shtator) ka filluar me një seri takimesh parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, të udhëhequr nga Njësiti i Parandalimit. Brenda këtyre takimeve, të cilat do të mbulojnë mbi 30 objekte hotelierike, zyrtarët e policisë do t’u tregojë pronarëve të lokaleve nevojën për zbatim të qëndrueshëm dhe respektimin e plotë të vendimeve të qeverisë, në lidhje me mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit “covid-19”. Për më tepër, domosdoshmëria e veprimit të detyrueshëm sipas protokolleve të përcaktuara për punë, veçanërisht kur organizohen manifestime, ahengje dhe ngjarje të tjera.

Në këto takime, pronarët e objekteve hotelerike ku organizohen më shpesh ngjarje të tilla, do të njihen më nga afër me implikimet ligjore, nëse nuk veprojnë në përputhje me standardet dhe kriteret e parashikuara ligjërisht dhe mbi të gjitha nëse në ambiente organizohen dasma apo festime të tjera familjare me një numër më të madh të mysafirve të pranishëm.

Aktivitetet parandaluese do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji dhe qëllimi i tyre është që edhe një herë të informojnë menaxhuesit e objekteve hotelerike se, si të sillen praktikisht dhe çfarë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për parandalimin e “covid-19”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *