Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Covid 19, vetëm një i infektuar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit

Pas disa ditësh me numër të lartë të të infektuarve, rajoni i Gostivarit brenda 24 orëve të fundit regjistron vetëm një rast të ri me Covid 19. Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivar ka pasur 231 persona të infektuar me virusin korona. Aktualisht ka 145 raste aktive, prej tyre 121 ndodhen në kurim shtëpiak, kurse 24 janë të shtrirë në spital. Janë shëruar 72 persona, kurse 17 nuk kanë arritur ti mbijetojnë virusit.

Numrin më të madh, 109 raste aktive ka komuna e Gostivarit, pastaj me 32 raste vjen Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Mavrovë-Rostush ka vetëm 4 raste. Edhe numrin më të lartë të të vdekurve të personave me virusin korona e ka komuna e Gostivarit, 10 raste, pasuar nga ajo e Vrapçishtit me 6 raste, ndërsa në Mavrovë është regjistruar vetëm një rast i tillë.

Sipas informatave nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, nga fillimi i pandemisë nga numri në total i të infektuarve, 17 kanë qenë personel shëndetësor.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë nisur përgatitjet për valën e re të Covid 19 në vjeshtë. Sipas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë propozuar që në qytetet ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi shëndeti, të krijohen “Qendra-Kovid”.

Një e tillë ka filluar të ndërtohet edhe pranë Spitalit të Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Një propozim i tillë është përkrahur nga 16 kryetarë komunash në vend që ishin pjesë e mbledhjes që është realizuar pak ditë më parë. Atë e ka pranuar edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Aktivitet për përballjen për një valë të dytë të të mundshme të virusit korona në vjeshtë do të vazhdojnë më datë 14, kur edhe do të realizohet takim me drejtorët e spitaleve në komunat në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *