Danezët u luten armenëve: Na ndihmoni!

Danezët u luten armenëve: Na ndihmoni!

Për Danimarkën cështja e kualifikimit direkt për në europian ende nuk është mbyllur, edhe pse sfida e fundit me Francën, do të ketë vetëm vlerën e një miqësoreje. Danezët shohin një rreze drite për kualifikimin edhe pse asgjë nuk varet në doren e tyre, pasi një fitore e mundshme e Shqipërisë në Jerevan i con ata në Play-0ff. Trajneri i Danimarkës  Morten Olsen dhe mbrojtësi Daniel Agger, i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës.

“Duhet të presim se cfarë do të ndodhë në ndeshje e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk ansjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri”

Olsen dhe të gjithë danezët të dielën do të kryqëzojnë gishtat për një rezultat pozitiv të Armenisë. Beson se armenët do t’i bëjnë një dhuratë të cmuar përfaqësueses nordike  edhe Daniel Agger, i cili priste një tjetër rezultat të kombëtares së tij në Portugali.

“Kemi ende shanse për t’u kualifikuar direkt në europian, edhe pse varemi nga të tjerët. Shpresojmë të dalim me kokën lart nga këto eliminatore. Por edhe nëse do të kualifikohemi direkt kemi edhe një mundësi tjetër në Play off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *