Dashamirë të Muftinisë së BFI-Gostivar, urojnë Muftiun, H. Sabahudin ef. Zendeli

Dashamirë të Muftinisë së BFI-Gostivar, urojnë Muftiun, H. Sabahudin ef. Zendeli

Ditën e xhuma (12.02.2021), në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar qëndroi një grup dashamirësh nga fsh. Çajlë e Vjetër, personalitete të afarizmit ndërkombëtar me renome jashtë territorit të RMV “Lato Gerustbau” me seli tashmë edhe në Gostivar, z. Rexhep Nuhija, z. Subi Alili dhe Neshat ef. Alili, në shoqëri të hoxhë Aki ef. Fazliu.

Ata në fillim e uruan H. Sabahudin ef Zendelin, për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet, mirësi e mbarësi në punë, e me theks ë veçantë në arritje të sukseseve të reja si vazhdimësi institucionale.

Nga ana e tij, Muftiu i falënderoi përzemërisht duke theksuar se bashkëpunimi mes bizneseve private dhe institucioneve relevante në vend do të vazhdojë edhe më tutje si gjithmonë.

Muftiu ishte i shoqëruar nga referentët e kësaj Muftinie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *