De Biasi: Fokusi vetëm te futbolli, nuk i trembem Serbisë

De Biasi: Fokusi vetëm te futbolli, nuk i trembem Serbisë

Në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i ekipit Kombëtar, Gianni De Biasi, doli në një konferencë për shtyp, përpara gazetarëve. Në qendër të vëmendjes, ishin dy ndeshjet e fundit të skuadrës kuqezi, kundër Serbisë më 8 Tetor në “Elbasan Arena” dhe kundër Armenisë më 11 Tetor në Erevan. Gjatë konferences, trajneri De Biasi, bëri publike edhe listën e futbollistëve të thirrur për këtë ndeshje. Ai e cilësoi si një ndeshje tepër te rëndësishme, dhe bëri thirrje që te gjithë të fokusohen vetëm te futbolli.

“Jemi ne fazen e fundit te kualifikueseve qe eshte shume e rendesishme. Duam te arrijme objektivin final. Duhet te bejme nje ndeshje inteligjente. Ndeshemi me rivalin me te forte te grupit ne aspektin teknik. Eshte nje sfide e rendesishme vetem per rezultatin dhe jo situatat e tjera. S’duhet te biem ne gracke per t’u shperqendruar. Te gjithe mendojme se eshte ndeshja e jetes. Besoj se kemi maturine per ta perballuar kete takim.

Më tej trajneri i Kuqezinjëve deklaroi se nuk i trembet sfidës me Serbinë dhe se e gjithë vëmendja do të jetë vetëm te ndeshja e 8 Tetorit. Në listën e trajnerit nuk pati asnjë surprizë,

“Kemi grumbulluar 26 lojtare. I kam idete e qarta per formacionin qe do te hedh ne fushen e lojes ne “Elbasan Arena”. Cana dhe Kukeli me kane dhene garanci se jane rikuperuar. 1 pike? Nuk kenaqem me rezultatin minimal. Hyjme ne fushe per te fituar. Nga Serbia nuk me tremb asgje, kam respekt per lojtaret e tyre”.

Kjo është lista e lojterëve të grumbulluar nga De Biasi:

Lista e De Biasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *