Debat mes gazetarëve dhe gjykatësve për përmirësim të bashkëpunimit

Debat mes gazetarëve dhe gjykatësve për përmirësim të bashkëpunimit

Gazetarë nga Kërçova, Gostivari dhe Tetova në debatin e mbajtur në sallën e madhe në Gjykatën Themelore në Gostivar treguan vërejtjet e tyre dhe përvojën jo të mirë me gjyqësorin. Gjykatësi nga Gjykata Supreme në Shkup, Shpend Devaja duke prezentuar rolin e Këshillit Gjyqësorë të Mediave, i cili organizoi debatë mes gazetarëve dhe gjykatësve, theksoi se ky trup ka për qëllim final rritjen e transparencës në gjyqësor.

“Transparenca nuk është në dëm të gjykatësve, ajo është në dobi tonën. Megjithatë, prandaj ka shkollë për gazetarë dhe shkollë për gjykatës. Gjykatësit patjetër duhet të komunikojnë me gazetarët, por duhet të mbahet llogari dhe të kihet kujdes duke i respektuar principet që parashihen me Ligj apo Kushtetutë. Edhe gaztearët duhet të mbajnë llogari se si do të raportohet dhe çka do të raportohet”, tha Shpendi Devaja nga Gjykata Supreme në Shkup.

Shumica e gazetarëve që punojnë në media lokale ose korespondent, u ankuan se hasin në vështirësi gjatë punës së tyre gjatë raportimit mbi gjyqësorin. Si fillim kërkuan të emërohen zëdhënës ose persona të cilët do të ndajnë informacione me karakter publik me mediat. Gezetarja, njëherit nënkryetare e KGJM, Sonja Dellevska tha se praktika se si punojnë mediat dhe gjykatat në Shkup, duhet të vendoset edhe nëpër qytetet e tjera, pasi akutalisht bashkëpunimi nuk është në nivelin e duhur.

“Që të shkojmë një hap përpara, tani përveç marrjes së lejeve për të ndjekur seancat gjyqësore të mund të bëjmë edhe transmetimet e drejtpërdrejta gjyqësore nga fjalët përfundimtare para se të jepen vendimet. Duke ndryshuar ligjet, si gazetarë duhet të kemi qasje në dokumente nga gjykime të cilat nuk janë të plotëfuqishme dhe kështu të punojmë në tema me ineters për publikun. Nga këto debate ne presim të dalim propozime konkrete që do të përmirësojnë punën tonë dhe informacionin nga gjykatat të jenë më të arritshme”, tha gezetarja, njëherit nënkryetare e KGJM, Sonja Dellevska.

Këshillin Gjyqësor të Mediave e themeloi Shoqata e Gjyqtarëve në 2018 dhe qëllimi i tij është bashkëpunimi më i madh dhe hapja e gjykatave për publikun. Në Këshill marrin pjesë shtatë gjykatës dhe tetë gazetarë dhe ky është trup i cili ka funksion këshilldhënës dhe nuk është mbi shoqatat e gjykatësve ose gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *