Debresh, lëshohet në përdorim salla e sportit

Debresh, lëshohet në përdorim salla e sportit

Është lëshuar në përdorim salla e sportit në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh. Në inagurim morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal e qendrorë, të cilët së bashku kanë uruar banorët dhe nxënësit e këtij fshati që ky investim kapital t’u shërbejë atyre për suksese sportive në të ardhmen. Ceremonia u hap nga drejtoresha e shkollës, Sanije Durmishi e cila theksoi se salla e re është ndërtuar me të gjitha kushtet dhe standardet e kohës.

Zv.ministri i Arsimit, Arafat Shabani para të pranishmive theksoi se janë dashur 27 vite pritje që kjo sallë të bëhet realitet dhe shtoi se i gjithë investimi është i dikasterit të arsimit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në fjalën e tij përshëndetëse u ndal fillimisht në investimet që pushteti lokal ka realizuar periudhën e kaluar në shkollën e Debreshit, dhe shtoi se me sallën e sportit, nxënësve u krijohen kushte optimale për mësim.

Në inagurim merrnin pjesë edhe deputetë nga rajoni i Gostivarit, nënkryetari i Kuvendit Fadil Zendeli dhe zv.ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani. Ndryshe, salla e sportit në Debresh ka kushtuar rreth 37 milion denarë dhe ka sipërfaqe prej 1.200 metra katrorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *