Defekte në paisjet e frenimit, Policia sanksionon 16 automjete

Defekte në paisjet e frenimit, Policia sanksionon 16 automjete

Dje (18-mars) nga ora 09.00 deri në ora 13.00, në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, është kryer aksion kontrollues, në qendër të të cilit ishte gjendja teknike e automjeteve, por edhe shkeljet tjera të kryera nga vozitësit në komunikacion.

Gjatë kontrollit, janë zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 16 automjete me defekte teknike (TE-14 dhe GV-2) të gjithë kishin defekte në pajisjet e frenimit dhe 1 automjet me regjistrim të skaduar të cilat janë sanksionuar dhe përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatitë parashtresa adekuate.

Në kontrollin e djeshëm, janë përjashtuar edhe 5 shoferë (TE-3 dhe GV-2) të cilët nuk kanë poseduar patentë shoferi dhe kanë drejtuar automjetet pa kaluar provimin për shofer. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 39 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE33 dhe GV-6).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *