Defile protestuese e eko – aktivistëve kundër deponisë Rusino

Defile protestuese e eko – aktivistëve kundër deponisë Rusino

Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër I pastër për Gostivarin” realizoi protestën e paralajmëruar paqësore

Grup eko – aktivistësh dhe qytetarë të Gostivarit sot pasdite kanë protestuar kundër djegies së deponisë regjionale Rusino dhe funksionimit të saj brenda qytetit të Gostivarit.

Nëpërmjet kësaj proteste organizatorët kërkojnë vëmendjen e institucioneve ndaj rrezikut që sjell deponimi I pakontrolluar I mbeturinave në “Rusino”. Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër I pastër për Gostivarin” ,realizoi protestën e paralajmëruar paqësore duke defiluar me automjete dhe me transparente rrugëve të qytetit.

Protesta, e dyta me rradhë e këtij lloji, është inciuar si kundërpërgjigje ndaj ndezjes së mbeturinave në depno dhe rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit. Kërkojmë dislokimin e deponisë “Rusino” , me çka mendojmë se do ti jepet fund helmimit të qytetarëve, tha Bujar Kreci nga iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër I pastër për Gostivarin”.

Që prej para një viti e gjysmë, përshkak të problemeve të shumta që krijonte deponia “Rusino”, nëpërmjet fondacioneve të jashtmne u gjet zgjidhje që të formohet një ndërmarrje e përbashkët e nëntë komunave të Pollogut.

Mbledhja dhe selektimi I mbetjeve u bë pjesë e projektit që financohej nga agjencioni zviceran për zhvillim, mirëpo problem mbetet mos themelimi I ndërmarrjes e cila do të menaxhoj me deponinë “Rusino”.

Ndryshe, me ndërmarrjen e re është paraparë të sigurohen kontenjer të ri për të gjitha nëntë komunat, të përmisohen kushtet në deponi dhe të ndalohet ndotja e tokës dhe ujërave nëntoksore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *