Dje në ora 15 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë- Departamenti për punë të brendshme-Gostivar, me udhër të Gjykatës, e kanë arrestuar 27-vjeçarin F.Z. nga Gostivari, i gjykuar me dënim me burg, për kryerje të veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope she prekusorëve”.
I njëjti është dërguar dhe dorëzuar në burgun e Tetovës, për vuajtjen e dënimit me burg.