Dehari: Shqiptarët diskriminohen edhe në rimbursimin e barnave

Dehari: Shqiptarët diskriminohen edhe në rimbursimin e barnave

Për një popull të varfër, shërimi mbetet një luks. Kështu thotë Xhumali Dehari nga Gostivari, i cili si pensionist merr pension minimal prej 10.000 denarëve, ndërsa barnat e bashkëshortes së tij, e cila ka pasur probleme me zemrën, i kanë kushtuar rreth 6.600 denarë. Ai kërkon nga Fodi Për Sigurim Shëndetësor dhe Pensional t’ia mbulojë këto harxhime. Megjithatë, nga Fondi ka marr vendim për rimbursmin e mjeteve finaciare vetëm për një ilaç, nga i cili edhe pse në vendim shkruan të mbulohet e gjithë shuma, atij i jepet vetëm gjysma.

Ai kërkon drejtësi dhe kërkon minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe të merret me rastin e tij.

I revoltuar, Dehari thekson se kjo gjë është diskriminim që i bëhet popullit shqiptarë në këtë vend.

Xhumali Dehari i është drejtuar edhe FSSHP në Gostivar na ku përgjigja ka qenë negative. Procedura i është zvaritur deri në momentet e fundit të afatit të ankesës, e cila i ka përfunduar ditën e djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *