Denoncim për mashtrim – banorit të Gostivarit i merren dy vetura dhe para

Denoncim për mashtrim – banorit të Gostivarit i merren dy vetura dhe para

Jep dy vetura dhe një shumë parashë për punë ndërtimore në shtëpinë e tij, punë të cilat asnjëherë nuk janë realizuar. Rasti i ndodhur para disa muajsh, i ka ndodhur 46 vjeçarit B.O. nga Gostivari. Për mashtrimin, ai e akuzon një 41 vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës.

“Dyzet e gjashtë vjeçari B.O. nga Gostivari, dje (14 janar) në ora 14.00 në SPB Tetovë ka raportuar se disa muaj më parë personit Z.I. (41) nga Pallativa e Tetovës i ka shitur shitur një veturë BMW dhe në këmbim të saj, i njëjti duhej të kryente disa punë ndërtimore në shtëpinë e denoncuesit. Sipas denoncimit Z.I., i ka marrë edhe veturën e gruas së tij “Chrysler”, si dhe një shumë të caktuar të parave të cilat në ndërkohë B.О. i kishtë dhënë”, njofton policia.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *