PDSH: Barazia arrihet me zv.kryemnistër shqiptar me të drejtë vetoje

PDSH: Barazia arrihet me zv.kryemnistër shqiptar me të drejtë vetoje

Pabarazia e mirëqeinies kolektive vazhdon të ekzistojë në Maqedoninë e Veriut, thonë nga PDSH. Këtë argument, thotë ministri bardhyl Dauti, njëherit udhëheqës i Departamenti Ekonomik pranë PDSH-së, e përkrahin edhe të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror ëe statistikave që konfirmojnë se pasuria kombëtare për frymë, në mesin e 7 rajoneve planore të Maqedonisë së Veriut, në zonat ku shqiptarët janë shumicë, është 2 herë më e ulët sesa mesatarja e 5 rajoneve tjera planore, ku shqiptarët nuk janë shumicë dhe 3 herë më e ulët sesa rajoni planor i Shkupit.
“Pra, dallimet në zhvillim ne mes rajoneve me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë maqedonase janë më shumë se evidente, që flasin se në Maqedoninë e Veriut kemi një kufij ekonomik me premise etnike që ndan prosperimin e zhvillimin në njërën anë nga getoizimi dhe varfëria në anën tjëter, pavarësisht se ne detyrime fiskale të gjithë qytatërat e Republikes, pa dallime etnike dhe tjera… Ju nenshtrohen ligjeve të njejta”.
Për të balancuar shpërndarjen e drejtë, PDSH propozon zv.kryeministër shqiptar me të drejtë vetoje.
“Për të kontrolluar këtë pabarazi dhe shperndarje jo të drejtë të mjeteve buxhetore, oferta jonë si PDSH është ‘’zëvëndës kryeministër shqiptar’’, me të drejtë vetoje (apo me kompetencë ekzekutive të diskrecionit), për çështjet që tangojnë interesin publik të shqiptarëve si komunitet dhe kjo mund të arrihet fare lehtë, vetëm përmes inicimit të procedurave formale për ndryshim dhe plotësim të ligjit për funksionim të qeverisë, ku, pozita e zëvëndës kryeministrit, sipas ligjit të ndryshuar, duhet të jetë e rezervuar për liderin politik që vin partia politike legjitime e komunitetit shqiptar që përbën mbi 20% të popullsisë së përgjithshme.”
Bardhyli në press-konferencë tha se në emër të platformës ekonomike, PDSH, në 2016-tën garoi me konceptin e amnistisë fiskale dhe pas participimit në qeveri, shënohet histori suksesi pasi është arritur sinkronizimi i një pjese të konceptit të tyre të amnistisë fiskale brenda programit qeveritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *