Deponitë e egra në Tetovë, rrezik për përmbytje!

Deponitë e egra në Tetovë, rrezik për përmbytje!

Përveç rrëshqitjeve të dheut nga vërshimet e fundit, ekspertët dhe qytetarët thonë se gjendjen edhe më të rëndë e bënë mbeturinat të cilat nga qytetarë të papërgjegjshëm ishin hedhur për vite me radhë. Mbeturinat në disa raste kishin devijuar rrjedhën e ujërave, ndërsa disa prej tyre ishin bartur nga vërshimet dhe kanë dëmtuar rëndë shumë shtëpi dhe toka bujqësore. Por, sot jo shumë larg vendit të tragjedisë së fundit, në rrugën mes fshatit Shipkovicë dhe Brodec, qytetarë të papërgjegjshëm vazhdonin me të njëjtin rritëm. Kamera e televizionit Alsat regjistroi në vend ngjarje edhe traktorë që vazhdonin të shkarkojnë mbeturina, ndërsa ato vërreheshin në një perimetër më të gjërë në këtë zonë. Banorë të malësisë së Tetovës që nga afër e ndjenë fatkeqësinë e fundit kërkojnë më shumë përgjegjësi nga banorët e zonave të tjera duke rikujtuar në pasojat e mundshme. Ata apelojnë edhe deri tek institucionet dhe inspektoriati komunal që të dalin në teren dhe të ndalojnë urgjentisht këtë dukuri.

“U bëj apel popullatës të mos hudhen mbeturinat vend e pa vend, sepse kohën e fundit e pamë këtë tragjedi që na ndodhi dhe mbeturinat hyjnë edhe nëpër qytet dhe vendbanime me popullatë, sepse kur i hudhim vend e pa vend ato i kthen natyra përsëri dhe i nxjerr në shesh. Duhet të jemi më të kujdesshëm në këto raste” deklaroi një banorë.

“Është mirë që qytetarët të mos tregohen persona të papërgjegjshëm, të rritet vetëdija te qytetarët që most ë hudhin mbeturina, sepse të gjitha fatkeqësitë që ndodhin, vijnë si pasojë e faktorit njeri, sepse vend e pa vend hudhen mbeturinat. Gradualisht me mbushjen e atij vendi ato do të bien në lum dhe më pastaj nga ato do të pësojnë banorët e Tetovës, respektivisht banja e Tetovës dhe lagja e Çarshisë së Epërme sepse ato do të barten nga ndonjë rreshje apo nga vërshimet të cilat mund të paraqiten”u shpreh një banorë.

Autoritetet komunale në Tetovë zotohen se do të pastrojnë deponitë e egra, ndërsa ftojnë qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm dhe mbeturinat ti hudhin vetëm në deponitë e caktuara nga Komura.

“Është e vërtetë se kjo tragjedi ndodhi për shkak të vërshimeve mirëpo edhe probleme shkaktoi edhe hudhja e materialeve interne nëpër lumenj dhe vende tjera, të cilat shkaktuan probleme. Ne kemi bërë apel edhe më parë që materialet interne të hudhen edhe tek stacioni për ngarkim shkarkim tek ndërmarja Gjelbërimi dhe tek stacioni në Falisht. Kjo ndodhi për shkak të vërshimeve, por duhet të jemi më të kujdesshëm më syçelë me qëllim që mos të zihen lumenjtë dhe mos hidhen material interne për arsye se do të kemi probleme edhe më serioze dhe telashe” deklaroi Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetovë.

Ceka ftoi edhe banorët e zonave të përmbytura që mbeturinat nga vërshimet e fundit të mos i hedhin në vende të tjera, por ti grumbullojnë dhe të njoftojnë ndërmarjen komunale për ti hedhur në deponinë e fshatit Falishtë. /alsat-m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *