Deputetët harxhojnë mbi 200 paga mesatare për udhëtime jashtë vendit!

Deputetët harxhojnë mbi 200 paga mesatare për udhëtime jashtë vendit!

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, gjatë vitit 2014, për udhëtime jashtë vendit, kanë harxhuar thuajse 78.000 euro, tregojnë të dhënat zyrtare të BIRN, e cila i ka marrë nga Parlamenti, trasmeton Portalb.

Nëse kjo shumë përpjesëtohet më pagën neto të Maqedonisë, del se të zgjedhurit e popullit vjet kanë harxhuar 219 paga për kompensime ditore, akomodim në hotele dhe bileta për udhëtim.

Nga gjithsej 123 deputetë, në udhëtim zyrtar vjet kanë udhëtuar 1/3 e tyre. Ndërkaq më së shumti kanë harxhuar para deputetët e diasporës, të cilët vazhdimisht janë nën kritika se harxhojnë shumë.

Deputeti Pavle Sazdov, deputeti i SHBA-së, është në krye të listës për harxhime të udhëtimeve jashtë vendit. Sazdov vjet ka harxhuar 16.000 euro, nga të cilat më shumë se 9.000 euro për akomodim, 5600 për harxhime të udhës dhe rreth 1.200 euro për kompensime ditore, transmeton Portalb.

Deputeti që më pak ka harxhuar për udhëtime është, deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nola Ismajlloska, e cila gjatë vitit të kaluar ka harxhuar vetëm 2.700 denarë.

untitleduntitled2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *