Derbi i javës vë përballë Renovën me Shkupin. Luhet në Gostivar

Derbi i javës vë përballë Renovën me Shkupin. Luhet në Gostivar

Fundjava që vjen do të sjell përsëri futboll nga Liga më e mirë e vendit tonë, ku do të kemi një xhiro të kompletuar, pasi më në fund edhe Rabotniçki do ti bashkëngjitet kampionatit, kur tani më ka mbaruar me ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës.

Ndeshja më interesante e xhiros së pestë do të luhet ë Gostivar, ku Renova që është e fundit  pa asnjë pikë të fituar deri më tani, do të jetë nikoqire e skuadrës së Shkupit që nga ana tjetër është në pozitën e katërt dhe pa disfatë në katër ndeshjet e para.

Të dy strategët e skuadrave shpresojnë në paraqitje të mirë të ekipeve të tyre. Qatip Osmani ka thënë se skuadra po kalon një krizë dhe se nuk do ta kenë lehtë, por presin të fitojnë.

“Normalisht se ne në këto ndeshje nuk kemi pasur fatin në anën tonë, që në sport kjo të duhet shumë, por ne tani kemi nevojë patjetër të fitojmë dhe shpresojmë të ndodhë kjo. Presim një lojë të shtirë me Shkupin, që në fillim të kampionatit të ri ka treguar lojë të mirë”, ka thënë Qatip Osmani.

Edhe Zekirija Ramadani ka thënë  se nuk do të jetë aspak lehtë edhe kundër Renovës, por problemet shtohen ngase skuadra ka edhe futbollistë të lënduar. “Ne kundër Renovës do të jemi të hendikepuar me mungesën e Ardian Nuhiut, por në skuadër kemi edhe futbollistë të tjerë që besoj se do ta zëvendësojnë atë dhe do të kemi zgjidhje edhe për këtë problem. Renova është në epërsi pasi ajo ka luajtur vetëm një ndeshje këtë javë, ndërsa për ne do të jetë kjo e treta. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në këtë duel”, ka thënë Ramadani

Skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës, këtë javë është mysafire e horizont Turnovës. Kuqezinjtë do të tentojnë të mbesin në hap me kreun dhe të vazhdojnë me fitore.

Ja dhe të gjitha dyshet e xhiros së pestë të Ligës së Parë të Maqedonisë: Të shtunën takohen Bregallnica – Vardari, Turnova – Shkëndija, Renova – Shkupi, Metalurgu – Mladost CD, ndërsa të dielën Rabotniçki – Sileksi. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 16:30 minuta.

Futboll do të luajnë edhe skuadrat e kategorisë së dytë, ku të shtunën luhet ndeshja

Ljubanci – “Skopje”, ndërsa të dielën Vëllazërimi – Makedonija GjP, Pobeda – Pelisteri, KF Gostivari – Kozhuvi dhe Eruomilku – Teteksi. Edhe në ligën e dytë ndeshjet fillojnë në orën 16:30 min.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *