Derbi i Madridit. Ç’ka thonë statistikat?

Derbi i Madridit. Ç’ka thonë statistikat?

Atletico Madrid-Real Madrid, dy skuadra me bazë në të njëjtin qytet por me histori të ndryshme. Klube që historia i ka ndarë në vite edhe pse në themelim kanë pasur një qëllim; të dominonin futbollin spanjoll. Reali ia ka dalë mbanë, Atletico ndoshta jo por gjatë viteve të fundit, Diego Simeone ka arritur të ringjallë një ekip që dukej i dorëzuar përballë kushërinjve. Në prag të sfidës së “Vicente Calderon” ku dy rivalët do të përplasin sërish brirët në një duel me vlerë jo vetëm 3 pikëshi, statistikat flasin qartë dhe mes rreshtave të tyre mund të shkëpusim disa fakte interesante.

Dy skuadrat janë ndeshur 78 herë në shtëpinë e Atleticos ku Los Colchoneros numërojnë 24 fitore, ndërsa 33 suksese i përkasin ekipit Los Blancos. Real Madrid nuk shënon që prej 4 ndeshjesh në Calderon si asnjëherë më parë, ndërsa Cristiano Ronaldo është lojtari i fundit që në kampionat ka kaluar topin në rrjetën e Atleticos, ishte viti 2013 kur ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Atletico ka shënuar 120 gola kundrejt 125 të Realit, ndërsa Benitez numëron 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në impjantin bardhekuq.

Gjithsesi në përballjet direkte me Simeonen, Benitez numëron 2 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Ronaldo u ka shënuar 8 herë kushërinjve me 4 gola të realizuar në shtëpinë e tyre. Ky derbi do të jetë edhe ndeshja numër 200 e Fernando Torres në La Liga. Një e dhënë tjetër interesante është se për këtë sfidë, të vetmit madrilenë do të jenë Gabi, Koke, Fernando Torres, Carvajal e Nacho, të cilët janë rritur në ekipet zinxhir të dy skuadrave, ndërsa Juanfran është lojtari i vetëm që ka mbajtur të veshur fanellën e të dyja skuadrave./supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *