Desinfektohen hapësirat e ndërmarrjeve publike në Gostivar

Desinfektohen hapësirat e ndërmarrjeve publike në Gostivar

Ndërmarrjet publike komunale të qytetit të Gostivarit gjatë ditës së sotme kanë kryer desinfektim të hapësirave të tyre, si masë parandaluese për përhapje të virusit Corona. Bekim Çelebiu, drejtori i N.P “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi” në Gostivar sqaron se desinfektimi është zhvillua nga ana e një kompanie të licencuar.

Drejtori Çelebiu sqaroi se masë tjetër preventive në ndërmarrjen që ai drejton ka qenë shkurtimi i orarit të punës dhe lirimi nga puna i gjinisë femërore të cilat kanë fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare.

Të njejtin hap ka ndjekur edhe ndërmarrja komunale “Komunalec” në Gostivar, ku poashtu gjatë ditës së sotme është bërë desinfektim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *