Deskovska: Todorov të kishte pasur ndjenjë përgjegjësie, që moti do të jepte dorëheqje!

Deskovska: Todorov të kishte pasur ndjenjë përgjegjësie, që moti do të jepte dorëheqje!

Deputetja e LSDM-së Renata Deskovska sot në seancën e 72 parlamentare  ku deputetët kanë parashtruar pyetje për anëtarët e Qeverisë, tha se mosfunksionimi i sistemit shëndetësor ka shkaktuar pasoja tragjike për qytetarët e Maqedonisë, raporton Portalb.

“Kushtet për punë në spitale janë të mjerueshme, Maqedonia sipas “Eurostat”, është lartë në listën e vdekshmërisë së foshnjave. Kreu i Shëndetësisë duhet të jep përgjegjësi, për këtë gjendje. Ministri Todorov duhet të jep dorëheqje. Të kishte ndjenjë përgjegjësie ai që moti do të jepte dorëheqje. Kryeministër tash e keni shansin që të  zgjidhni një problem, ja po ua lë kërkesën për dorëheqjen e Todorovit”, tha deputetja e LSDM-së Renata Deskovska, informon Portalb

Kryeministri Nikolla Gruevski, e ka injoruar kërkesën dhe ka cilësuar se LSDM nuk ka argumente për shkarkimin e Todorovit, përkundër injorimit ai ka lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov.

“Sot kemi kthesë në shëndetësi, janë bërë shumë investime, këto investime nuk mbahen mend në qeverisjen e LSDM-së. Kudo nëpër botë është lehtë të gjenden mangësi, por duhet bërë krahasime, Çfarë ju keni bërë”, tha kryeministri Gruevski.

Deskoska, është ndarë e pakënaqur nga përgjigja dhe ka shtuar se jo rastësisht është shëndetësia në këtë gjendje. “Sistemi i dështuar i shëndetësisë ka sjellë këtë gjendje”, ka përfunduar Deskoska”, raporton Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *