Dhjetë raste të reja të diagostikuar me CoVid 19 në rajonin e Gostivarit

Dhjetë raste të reja të diagostikuar me CoVid 19 në rajonin e Gostivarit

Shifra alarmante të të infektuarve me CoVid 19 në rajonin e Gostivarit. Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 10 qytetarë. Nga Shtabi ndërkomunal i emergjencave konfirmojnë se të infektuarit e rinj janë 7 në Komunën e Gostivarit dhe 3 në Komunën e Vrapçishtit. Ky është numër rekord që nga fillimi i pandemisë që brenda 24 orëve evidentohet numër kaq i lartë i të infektuarve të rinj.

Bilanci i të infektuarve u rrit ditëve të fundit. Deri më sot numri total i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit është 44. Në Komunën e Gostivarit janë 23, Vrapçishtit 17 dhe Mavrovë-Rostushë, 4.

Nga fillimi i pandemisë, në këto tre komuna te 67 persona kishte rezultat pozitiv për koronavirusin. Nga ato, 33 në Gostivar, 27 në Vrapçisht dhe 7 në Mavrovë-Rostushë. Si pasoj e infektimit me Kovid-19, kanë ndërruar jetë katër persona, ndërsa 19 pacientë evidentohen të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *