Dhunë fizike mes nxënësve në Gostivar, për 24 orë denoncohen dy raste

Dhunë fizike mes nxënësve në Gostivar, për 24 orë denoncohen dy raste

Dy sulme fizike ndaj dy nxënësve në shkollat e Gostivarit kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Sulmet kanë ndodhur në dy raste të ndara. Rasti i parë, siç njofton policia ka ndodhur në mëngjes.

“Dje në ora 12 e 30 minuta, 17-vjeçari nga Gostivari, në prezencë të nënës së tij, në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 09.00, gjatë pushimit të gjatë në shkollë, tek bregu i lumit Vardar në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një nxënës nga fshati Vrapçisht, i cili mëson në një shkollë tjetër e mesme e Gostivari”, thuhet në njoftimin poilicor.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth mesditës së djeshme.

“Dje në ora 16.00, 36-vjeçarja N.S. nga fshati Balindoll i Gostivarit, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 12 e 40 minuta, djali i saj bashk me dy shokët e tij, duke shkuar për në Shkollën fillore në Gostivar, e kanë ndaluar dhe sulmuar fizikisht disa nxënës nga një shkollë e mesme e Gostivarit. Gjatë sulmit, ata kanë përdorur edhe mjete të forta”, njoftojnë nga policia.

Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, me ç’rast do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *