Diaspora sjellë krevat elektrik për banorët e Çajlës, Forinës dhe Çegranit

Diaspora sjellë krevat elektrik për banorët e Çajlës, Forinës dhe Çegranit

Mërgimtarët nga fshati Çajlë, Forinë dhe Çegran kanë sjellur në vendlindje rreth 15 krevat me mekanizëm elektrik për persona të palëvizhshëm. Krevatet janë shpërndarë menjëherë në këto tre fshatra pasi janë pranuar nga Bashkësitë lokale respektive. Për çdo fshat janë ndarë nga pesë krevat. Një krevat është dorëzuar te ambulanta në fshatin Çajlë bëri të ditur Sinan Elezi kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë. Ai ka falenderuar diasporën që vazhdimisht ndihmon vendlindjen sa herë që lind nevoja.

Diaspora shqiptare me këtë donacion edhe një herë ka dëshmuar se pavarësisht largësisë, gjithmonë është afër vendlindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *