Nga zjarri që shpërtheu sot paradite në fshatin Zdunjë të Gostivarit, u dogj kati i dytë dhe kulmi i një shtëpie banimi.
Zjarri ka qenë i fuqishëm sa që kulmi i shtëpisë së E. Andonovskit është djegur tërësisht edhe pse për shuarjen e zjarrit ishin aktivizuar menjëhereë zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve nga Gostivari.
Komandanti i zjarrëfiksëve të Gostivarit, Tome Vasilevski tha se pasi ishte raportuar rasti i zjarrit, ata menjëherë kishin intervenuar në teren me tre automjete dhe një ekip prej gjashtë zjarfikësish të cilët pas intervenimit jo vetëm që kishin lokalizuar zjarrin por edhe kishin ndaluar përhapjen e tij në shtëpitë fqinje që ishin ngjitur me shtëpinë në të cilën kishte shpërthyer zjarri.
Vasilevski ka bërë me dije se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material vlera e të cilit ende nuk është përcaktuar. Tome Vasilevski Informacionet jo zyrtare si shkak te zjarrit nxjerrin shpërthimin e një bombole gazi brenda shtëpisë edhe pse nuk perjashtohen as edhe faktorë të tjerë.
Në vendngjarje arriti edhe autoambulanca, pasi disa nga familjarët nuk përballuan dot fatkeqësinë që ju kishte ndodhur dhe gjendja e tyre shënbdetësore u përkeqësua.
Nga NJTK Gostivar apelojne deri tek te gjithë qytetarët që tani kur edhe afrohet stina e fothtë që të bëjn me shumë kujdes me oxhaqet dhe aparatet ngrohësë në shtëpi sepse nga një pajkudesi e vogël mund të shkaktohen dëme të pariparueshme njerzore dhe materiale./TV GLOBI