Digjitalizimi në ujësjellësin e Gostivarit fillon së shpejti

Digjitalizimi në ujësjellësin e Gostivarit fillon së shpejti

Ndërmarrja publike “Komunalec” nga ky vit do të fillojë me digjitalizimin e ujësjellësit të Gostivarit. Sistemi i ri do të shërbejë për lexim, monitorim dhe raportim të gjendjes, qoftë nga terreni ose nga softveri i cili do të vendoset në ndërmarrje. Digjitalizmi ka për qëllim automatizimin e sistemit të identifikimit, regjistrimit dhe mirëmbajtjes e aseteve në sektorin e ujësjellësit të Gostivarit, thotë drejtori i “Komunalec”, Isak Lazami. Sipas tij, sistemi i ri do të do t’i mundësojë ndërmarrjes informacione me të cilat pastaj do të bëhet hartimi i projekteve tjera për përmirësim të rrjetit të ujësjellësit.

“Pëskaj shumë projekteve të parapara për këtë vit, ashtu siç ishit dëshmitarë në Këshillin komunal ku kaloi programa e ndërmarrjes për vitin 2021, pra aty i kemi paraparë të gjitha projektet të cilat duhet të realizohen për këtë vit, konform edhe të Buxhetit të Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me N.P “Komunalec”. Për këtë vit, do të veçoja projektin e digjitalizimit të ujësjellësit në të gjithë territorin që mbulon Komuna e Gostivarit. Është një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin, projekt kapital ndoshta i dyti për nga rëndësia pas SECO-s. Projekti është gati dhe besojë se gjatë janarit të njejtin do ta prezentojmë edhe në Këshillin komunal. Ky projekt është i patjetërsusheëm dhe i duhet qytetit të Gostivarit”.

Digjitalizimi pritet të eleminojmë të gjitha humbjet dhe të ketë harxhim racional të ujit.

“Kur themi digjitalizimin e ujësjellësit këtu përfshihen: ndërrimi i ujëmatësve, vendosja e një valvule para ujëmatësit dhe pastaj e gjithë procedura do të kontrollohet nëpërmjet softverave të cilët do të montohen në ndërmarrje. Me këtë do të kemi akses të leximit në distancë të orëmatësve me çka do të eleminojmë të gjitha humbjet dhe do të kemi harxhim racional të ujit. Me jetësimin e këtij projekti vendosim një lloj balansi dhe pas një viti e gjysëm mund të them se Gostivari do të jetë qytet model për menaxhim me ujin”.

Drejtori Lazami thotë se së bashku me projektin e SECO-s me të cilin modernizohet rrjeti ujësjellësit, edhe digjitalizimi ka qenë prioritet i udhëheqësisë aktuale të ndërmarrjes që ai drejton.

“Sa do harxhohet aq do paguhet. Ne kemi pasur disa prioritete në fillim dhe ky ishte njëri nga prioritetet tona kur kemi ardhur në krye të ndërmarrjes. Së bashku edhe me furnizimin optimal të qytetit me ujë të pijshëm, pra me realizimin e projektit të SECO-s, i cili sjellë ujë të mjaftueshëm për të gjithë qytetitin për 50 vitete e ardhshme, nënkupton se atë që kemi pasur prioritet, e përmbushim. Gostivari ka ujë të bollshëm për pije. Maksimalisht duhet 280 litra ujë për sekond për ta furnizuar qytetin, kurse ne aktualisht kemi mbi 350 litra për sekond. Kur të ketë përfunduar në tërësi projketi i SECO-s dhe fillimin e digjitalizimit, ne do të minimizojmë edhe humbjen e ujit që e kemi”.

Projekti i digjitalizimit pos Gostivarit, parashikon të njejtën gjë edhe për fshtrat të cilët poashtu furnizohen me ujë për pije nga ujësjellësi i qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *