Disa musliman bëhen ortodoks në Maqedoni!

Disa musliman bëhen ortodoks në Maqedoni!

Maqedonia po tronditet pasi disa persona vendosin që ta ndërrojnë besimin e tyre. Muslimanët bëhen ortodoks dhe katolikët preferojnë të bëhen muslimanë.

Teologu ortodoks Ivica Todorov dhe imami Ferid Selimi bëjnë të ditur që në Maqedoni çdo vit pesë veta ortodoks dhe pesë veta muslimanë zgjedhin ta ndryshojnë besimin fetar, ku ortodoksët kthehen në muslimanë dhe anasjelltas.
Sipas tyre arsyet e ndodhjes së këtij fenomeni lidhen jo vetëm me arsyet martesore por edhe me ato fetare ku shumë të rinj muslimanë apo ortodoks vendosin ta ndryshojnë fenë e tyre edhe pse janë te mirë arsimuar.

Teologu ortodoks Ivica Todorov nënvizon dhe zhgënjimin e të rinjve musliman nga feja islame.” Arsyeja është se ato janë të zhgënjyer nga besimi islam. Tani edhe ortodoksizmi nuk është i njejtë si mëparë, pasi kjo mund të argumentohet jo vetëm me fjalë por edhe me forcë shpirtërore. Personalisht kam kontakte shpirtërore me ata” ka deklaruar Todorov për gazetën maqedonase Dnevnik.
Ndërkohë imami nga Shkupi, Ferit Selimi shprehet se kohëve të fundit ngatrrohet lufta e ISISIT me islamin e pastër i cili nuk është e dhunshëm. Sipas tij libri i shenjtë i muslimanëve nuk therret në terror dhe dhunë.

“Islami i ISISIT nuk është islam, ajo që e bën shteti islam në Siri dhe Irak nuk është islam dhe është shum larg kuranit”- thotë imami, Ferid Selimi.
Ndërkohë në Maqedoni viteve të fundit jo zyrtarisht mësohet se mbi 50 persona kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar.

Para dy javësh u realizua një aksion i sukseshëm policor ku u arrestuan disa imam nga Maqedonia të cilët propagandonin dhe bindnin të rrinjët për të shkuar në Siri. Ky aksion policor u mbështet dhe nga Ambasada e SHBA-së në vendin tonë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *