Dita kombëtare e shtetit të Katarit

Dita kombëtare e shtetit të Katarit

Shteti i Katarit kremton Ditën Kombëtare çdo vit më 18 Dhjetor me rastin e uljes në fronin e pushtetit të Shtetit të Sheik Xhasim bin Muhamed bin Thani, me ç’rast në vitin 1878 arriti ta bashkojë atdheun dhe të vendosë themelet e shtetit të tij modern dhe ta shndërrojë Katarin në një shtet unik, të gërshetuar dhe të pavarur. Dita Kombëtare kremton përkatësinë dhe besnikërinë ndaj atdheut si dhe shfaq solidaritetin, unitetin dhe krenarinë ndaj identitetit kombëtar të shtetit të Katarit.

Katari ka një nga ekonomitë më të zhvilluara duke u radhitur në krye të vendeve më të pasura në botë. Katarit kjo i mundëson që t’i zgjerojë planet e tij zhvillimore dhe potencialet investuese në fushat industriale , ekonomike dhe në veprimtaritë shkencore-kërkimore si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të ardhurat e larta në këtë vend shfrytëzohen në mega projekte zhvillimore masive, nga infrastruktura deri te mbështetja e industrisë, investimeve të huaja dhe sektori privat. Turizmi në Katar konsiderohet si një kontribues i fortë në ekonomi dhe paraqet një manifestim të vërtetë të modernizimit të shtetit. Sporti prinë në ngjarjet ndërkombëtare duke filluar nga garat me kuaj dhe deve e deri te lundrimet e shpejta me barka dhe anije. Gjithashtu, Katari, do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror në futboll FIFA 2022, si dhe është vendi i parë arab që do organizon një ngjarje të tillë.

Që nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Shtetit të Katarit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 1996, të dy vendet kanë rritur bashkëpunimin në nivele të ndryshme dhe kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, shmangien e tatimit të dyfishtë si dhe përforcimin e lidhjeve bilaterale tregtare, ekonomike, kulturore, politike, shkencore dhe zhvillimore krahas bashkëpunimit teknologjik dhe shkëmbimit të përvojave. Me ndjekjen e Vizionit Kombëtar të vitit 2030, Katari vepron si një anëtare aktive dhe e përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare dhe kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes iniciativave politike, ekonomike, zhvillimore dhe humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *