Dita ndërkombëtare e diabetit, Gostivari vishet në të kaltër

Dita ndërkombëtare e diabetit, Gostivari vishet në të kaltër

Monumenti Gostivari sonte është ndriçuar me dritë të kaltër, me çrast iu bashkangjit fushatës së Lidhjes së Shoqatave të diabetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të shënuar Ditën ndërkombëtare të diabetit. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për sëmundjen e diabetit dhe të ofroj mbështetjen për ata që janë të prekur nga kjo sëmundje. Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke mbështetur aktivitetin e sontëm të Shoqatës së diabetit në Gostivar, ka thënë se çdo individi ka të drejtën e të jetuarit në një mjedis jetësor të shëndetshëm, porse kjo arrihet me krjimin e kushteve dhe politikave më të mira shëndetësore.

Velko Bobarovski nga Shoqata e diabetit të Gostivarit ka falemenderuar drejtuesit e komunës së Gostivarit për mbështetjen e dhënë dhe mundësinë që monumenti Gostivari të ndriçohet me ngjyrë të kaltër në shenjë përkujtimi të të prekurve nga diabeti.

Për fat të keq gjatë periudhës së pandenisë, mortaliteti si pasojë e diabetit te të infektuarit me Covid 19 tregon një tendencë në rritje. Ndryshe, Dita Botërore e Diabetit, për herë të parë është shënuar në 1991 nga Fondacioni Ndërkombëtar i Diabetit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Diabeti është një sëmundje kronike ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Kjo është arsyeja pse ne e shënojmë këtë ditë për të rritur ndërgjegjen dhe edukimin mbi këtë temë. Numri i njerëzve me diabet sot në botë është mbi 425 milion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *