Dita Ndërkombëtare e Romëve/ Defile e të rinjëve rom nëpër qytet

Dita Ndërkombëtare e Romëve/ Defile e të rinjëve rom nëpër qytet

Me defile rreth parkut të qytetit, fjalim solemn dhe muzikë, rinia rome e qytetit të Gostivarit ka shënuar 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Të mbështetur nga organizata joqeveritare “Meseçina” nga Gostivari, ata ecën përgjatë shetitores te parku i madh i qytetit me simbolin e vetëm që mbanin në duar, flamurin rom i përbër nga dy ngjyra dhe rrota e kuqe. Ngjyra e kaltër simbilizon qiellin dhe paqen, kurse e gjelbërta tokë. Rrota ka simbolikën e shpërnguljes të vazhdueshme të romëve, i cili si komuniteti rom njihet prej 50 vitesh, nga tetë i vitit 1971 kur në Londër filloi Kongresi i parë i romëve. Ata ndaluan te Amfitetari i Hapur i qytetit, prej ku aktivistja qytetare Adelina Ramadani duke folur mbi historikun e romëve theksoi se dita e sotme nënkupton mbi të gjitha bashkimin e romëve.

“Në vitin 1971 nga më shumë shtete përfaqësues të romëve, mesin e tyre dhe Faik Abdi, kanë marrë pjesë në Kongresin e Parë Botërorë të mbajtur në Londër ku zyrtarizohet Lëvijza e romëve si Uion Internacional Rom. Prandaj, këtë vit kemi edhe arsye më shumë të festojmë, pasi kemi 50 vite nga zyrtarizimi i Unionit Internacional Rom. Qëllimi i bashkimit ka qenë të përmirësohet gjendja socio-ekonomike e romëve në mbarë botën dhe në Evropë, fuqizimi i identitetit rom dhe Lëvizjes, si dhe lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe të çdo lloj diskriminimi dhe segregimi ndaj romëve”, deklaroi Adelina Ramadani nga rinia e romëve të Gostivarit.

Ramadani kërkoi të ngitet vetëdija për respektim të të drejtave të romëve në Maqedoninë e Veriut.

“Qëllimi ynë që ne sot ju kemi ftuar është ta shënojmë ditën, të ju ftojmë bashkarisht, të bashkuar dhe për të gjithë ne e rëndësishme t’i kundërvihemi paragjykimeve dhe steriotipeve ndaj romëve. Ta ngrisim vetëdijen për respektim të të drejtave të njeriut dhe liritë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të jemi të dukshëm, ta kërkojmë atë që neve na takon si bashkësi kushtetuese etnike dhe të jemi pjesë e krijimit të kushteve më të mira për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Adelina Ramadani nga rinia e romëve të Gostivarit.

Isa Emini uroi që vitin e ardhshëm të jetë zhdukur pademia dhe dita ndërkombëtare e romëve, të festohet siç dinë vetëm romët.

“Na vjen vëtetë keq që kushtet nuk na mundësojnë ta festën tonë siç ne romët dimë. Shpresojmë se në të ardhmen, vitin tjetër do të festojmë nën kushte më të mira, dhe pikërisht për këtë ju urojë shumë shëndet juve dhe familjeve tuaja. Ruani veten dhe të tjerër dhe urime festa e 8 Pirllit”, deklaroi Isa Emini nga rinia e romëve të Gostivarit.

Popullata rom kudo ndodhet sot në botë, lufton për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike por edhe përforëcimin e indetitetit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *