Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Të jetosh me shikim të dëmtura apo i verëbër, të bën ndryshe, por jo të pafuqishëm përballë sfidave të jetesës. Kështu thotë Liza Abdija, një vajzë 16 vjeçare nga Gostivari, e cila edhe përskaj shikimit të dëmtuar nuk heq dorë nga ëndrra e saj për t’u marrë me aktrim. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Verbër, ajo rrëfen vështirësitë me të cilat ballafaqohet sot dhe mënyrën se si ka arritur të ngjitet në skenë e të luaj role kryesore. Derisa shqisa e të pamurit është më e dobët, ajo ka të zhvilluar jashtëzakonisht mba-mendjen. Tekstet i meson me një apo dy të lexuar nga kolegët e aktrimit dhe del para publikut duke përfituar zemrën e çdonjërit prej tyre.

15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e pesonave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre. Për hirë të kësaj dite, Liza ka realizuar një spot sensibilizues, prej ku dërgon mesazhe të forta deri te funksionarët e shtetit. Kërkon kushte më të mira për të dhe gjithë të tjerët që sot kanë probleme me shikimin.

Spoti sensibilizues është realizuar nga shoqata “Skena”. Drejtuesja e saj, njëherit regjisorja Vjollca Baftiu-Zulbehari, sqaron se ideja ka qenë e tyre dhe ka për qëllim ndërgjegësimin e instucioneve shtetërore dhe shoqërisë në përgjithësi, që këtyre persona tu jepet e drejta për promovimin e vlerave që mund të ofrojnë në shoqërin tonë me aftësitë e tyre.

Regjisorja sqaron se në plan kanë pasur të kenë më shumë persona në spotin sensibilizues, por për shkak të pandemisë, një gjë e tillë është lënë të realizohget për periudhën e ardhshme.

Ndryshe, në qytetin e Gostivarit, prej disa vitesh, individët me shikim të kufizuar kanë themeluar shoqatën e tyre “Realiteti”. Në mënyrë të veçantë, kjo ditë i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal që kanë për qëllim sensibilizimin e institutcioneve shteterore dhe shoqërisë për përmisimin e realizimit në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit, por shërben për promovimin e vlerave që këta persona mund të ofrojnë në shoqëri. Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejten e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *