Ditën e enjte në Gostivar do të organizohet aksion gjak-dhurimi

Ditën e enjte në Gostivar do të organizohet aksion gjak-dhurimi

Të enjten e kësaj jave, në Gostivar do të organizohet aksion gjak-dhurimi. Aksioni me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, vjen nga Kryqi i Kuq i Gostivarit, ndërsa do të realizohet në repartrin e Trasfuziologjisë në Gostivar.

“Organizata komunale e Kryqit të Kuq Gostivar në bashkëpunim me Kabinetin për Transfuziologji Gostivar ju fton të bashkangjiteni në iniciativës për dhurimin e gjakut. Për këtë arsye ftojmë të gjithë qytetarët human të dhurojnë gjak, i cili në këtë kohë pandemie për ndonjë do të thotë Jetë”,

thuhet në thirrjne e Kryqit të Kuq të Gostivarit. Aksioni do të realizohet prej ora 8:30 deri në ora 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *