“Do të përmirësohen gabimet me projektet”/ Zv. ministri Sulejmani vizitoi SH.K.A “Jahi Hasani”

“Do të përmirësohen gabimet me projektet”/ Zv. ministri Sulejmani vizitoi SH.K.A “Jahi Hasani”

Çdo zyrtarë shqiptarë nëpër institucuonet e shtetit ka borxh premtimet e dhëna t’i realizon. Kështu tha para udhëheqësisë dhe artistëve të SH.K.A “Jahi Hasani”, zv/ministri për Kulturë, Sedat Sulejmani gjatë vizitës që i bëri shoqërisë nga Çegrani. Kohë më parë kjo shoqëri u ankua se Ministria e Kulturës nga katër projekte me të cilat sivjet kanë konkuruar vetëm, njërin ua kishte pranuar edhe ai me shumë simbolike.

“Ne si funksionar të cilët udhëheqim nëpër sektore të ndryshme kemi borxh që në maksimum të mundohemi dhe ta ofrojmë ndihmën tonë, qoftë edhe materiale. Fundja, shoqatat e këtilla ekzistojnë me projekte me të cilat konkurojnë në Ministrinë e Kulturës, prandaj ne e kemi borxh ti vlerësojmë ashtu siç duhet. Në momentin kur të shohim vërtetë se janë projekte të cilat kanë nevojë të përkrahen, borxhi jonë është që t’ua japin përkrahjen e merituar këtyre shoqatave si ministri”, deklaroi zv/ministri për Kulturë, Sedat Sulejmani.

Zv/ministri Sulejmani e pranon se gjatë shqyrtimit janë bërë gabime me projektet e “Jahi Hasanit”. Premton se ankesat do të pranohen dhe dy nga tre projektet e rrefuzuara do të pranohen.

“I mora dhe personalisht i analizova projektet me të cilat ka konkuruar SH.K.A “Jahi Hasani” dhe besoj se do të ketë përmirësime. Ka pasur keqëkuptime, kanë ndodhur gabime dhe besoj se nëse jo 100 përqind, ne do mundohemi makismum që të përmirësojmë diçka nga ajo me të cilën kanë konkuruar. E pash se kishin konkuruar edhe në sketorin ndërkombëtar, atë do të mundohemi ta përmirësojmë përmes programit që e kemi të veçantë për aktivitete ndërkombëtare, pra nuk do të merr pjesë te programa vjetore dhe ka edhe një projekt tjetër të cilin jemi duke e analizuar dhe besoj se edhe ai do të kalojë”, deklaroi zv/ministri për Kulturë, Sedat Sulejmani

Zani Memedi, drejtor i SH.K.A “Jahi Hasani”, beson se gabimet e bëra nga Ministria e Kulturës do të përmirësohen.

“Patëm nderin e veçantë që sot të presim zv/ministrin e Kulturës, z. Sedat Sulejmani i cili për herë të parë vjen në Çegran dhe njoftohet me punët dhe aktivitetet tona. Është një kënaqësi edhe për artistët sepse gjejnë një mbështetje institucionale, pavarësissht se këtë vit janë bërë shumë gabime në projektet konkuruese. Por, nuk është vetëm mbështetja material, artistëve u ndihmon edhe mbëshetja shpirtërore dhe unë mendoj se ai sot ka ardhur me këtë motiv që të na inkurajojë se këto gabime do të përmirësohen”, deklaroi Zani Memedi, drejtor i SH.K.A “Jahi Hasani”.

Udhëheqësia paraprakisht e njoftoi zv.ministrin edhe me kushtet në të cilat funksionojnë, duke shpresuar se edhe në këtë drejtim do të ketë mbështetje financiare nga ana e Ministrisë për Kulturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *