Donacion prej 213 mbulesave për shtretër dhe jastëk dhe 200 maska për Spitalin e Gostivarit

Donacion prej 213 mbulesave për shtretër dhe jastëk dhe 200 maska për Spitalin e Gostivarit

200 maska mbrojtëse dhe 213 mbulesa për shtretër dhe jastëk, janë dhuruar për Spitalin e Gostivarit gjatë ditës së sotme. 125 maska dhe 10 komplete mbulesa janë dhuruar nga mësuesi Ulfet Idrizi nga fshati Forinë, 203 komplete mbulesash janë dhuruar nga Dashurie dhe Vuhadin Fejzullai nga Turçani i Madh, si dhe 75 maska nga kompania “Pinefos” nga fshati Skudrinjë.

Të njejtat janë pranuar nga drejtori i spitalit, Jakup Jakupi, i cili ka falenderuar këta donator vullnetar që në kohë pandemie ndihmojnë mjekët, ata të cilët janë një linjën e parë të luftës me virusin korona.

Drejtori Jakupi thekson se aktualisht Spitali i Gostivarit nuk ka ndonjë nevojë urgjente, megjithatë në të ardhmen mund të paraqitet mungesë e maskave, të cilat kohën e fundit harxhohen më shumë për shkak të epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *