Drejtorët e shkarkuar të shkollave: Komisioni i shkallës dytë anulon vendimet e Taravarit, të respektohet ligji

Drejtorët e shkarkuar të shkollave: Komisioni i shkallës dytë anulon vendimet e Taravarit, të respektohet ligji

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, të shkarkuar nga kryetari komunës së Gostivarit Arben Taravari, kanë reaguar përmes një press – konference, duke aluduar se shkarkimi i tyre është i paligjshëm. Xhezi Kamberi, i cili ishte drejtor në Gjimnazin e Gostivarit kërkoi Komuna e Gostivarit ta respektojë vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, me të cilat vendime pezullohet vendimi i Kryetarit të komunës për shkarkim dhe emërim të drejtorëve.
“Jemi tetë drejtorë të shkollava që kemi marrë përgjigje pozitive nga institucionet e lartpërmendura. Vendimi i Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, por edhe vendimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, konstaton shkeljet ligjore dhe obligon Kryetarin e komunës të rishikon vendimet e tij, dhe të rikthen në detyrë drejtorët e zgjedhur në mënyrë legale dhe në bazë të procedurave ligjore. Me plotë përgjegjësi deklarojmë që nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë drejtor shkolle, por të gjithë obligohemi të respektojmë ligjet dhe vendimet që sillen nga organet kompetente dhe ligjzbatuese. Nuk duhet të lejojmë që në institucionet ku edukohen dhe arsimohen gjeneratat e reja, të mos respektohet ligji. Opinioni duhet ta dijë që ne si drejtorë të zgjedhur konform ligjit, pranojmë rrogat për detyrën që jemi zgjedhur, kurse, Kryetari i komunës në formë joligjore emëron ushtrues detyre duke krijuar paralelizëm dhe duke dëmtuar buxhetin e komunës”, shtoi ai.
Edhe Ibrahim Asani i cili ka qenë drejtori i Shkollës së mesme teknike komunale, ftoi Taravarit të respekton vendimet e institucioneve kompetente.
“Gjithmonë duke folur në emër të ligjit, ftojmë kryetarin e komunës të respekton vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe veçmas vendimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, dhe të korrigjon vendimet e tij joligjore. Nëse nuk vepron brenda një jave për të korrigjuar vendimet e tij joligjore, obligohemi që të drejtën tonë ta kërkojmë në instanca ligjore, duke inicuar padi penale për mosrespektim të vendimeve të organeve ligjzbatuese, dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Opinioni duhet ta dijë të vërtetën. Mediave të pranishne ua dorëzojmë në formë dëshmie vendimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë. Ftojmë mediat, të verifikojnë këto vendime në institucionet përkatëse. Ju faleminderit”, deklaroi, Ibrahim Asani.
Ata thonë se kryetari aktual, për herë të tretë në mënyrë joligjore bëri shkarkimin e drejtorëve të shkollave të zgjedhur në bazë të konkurseve dhe ligjit për arsim fillor dhe ligjit për arsim të mesëm. Kryetari i komunës, ka shkelur ligjet kur ka sjellur vendimet për shkarkime, por, ligjet janë shkelur edhe tek emërimet e kryera. Qoftë ushtrues detyre, kuadri duhet të posedon licencë për drejtor, gjë që nuk është respektuar gjatë procedurës që ka ndjekur komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *