Drejtori i qendrës kulturore turke “Junuz Emre” Shkup, Serhat Kula vizitë pune në SHKA “Jahi Hasani”

Drejtori i qendrës kulturore turke “Junuz Emre” Shkup, Serhat Kula vizitë pune në SHKA “Jahi Hasani”

Drejtori i qendrës kulturore turke “Junuz Emre” Shkup, Serhat Kulla ka realizuar një vizitë pune në SHKA “Jahi Hasani” në Çegran. Gjatë vizites drejtori Kula u njoftua për së afërmi me objektin, zyrat e punës dhe për aktivitetet kulturore të SHKA “Jahi Hasani” nga Cegrani. Gjithashtu gjatë takimit u shkëmbyen përvojat e reja dhe mundesitë për thellimin e bashkpunimit në projektet e shumta nga sfera e kulturës. Gjatë takimit z. Serhat Kulla shprehu faleminderimin e tij për pritjen e ngrohtë nga ana e artistëve të Çegranit.

” Kultura dhe arti janë urat që na lidhin si institucione. Besoj që ju jeni ambasadorët më të mirë të prezentimit të kulturës suaj. Me punën dhe famën që ka krijuar ansambli “Jahi Hasani”, sot ai është jo vetem një ansambël, por edhe më shumë, respektivisht ai paraqet një institucion të vertetë edukativ e kulturor. Janë tre sfera që unë i kam targetuar për ansamblin e juaj, përkrahje në aspektin teknik, përkrahje profesionale dhe kontaktet që duhet ti krijoni me shum miq e institucione. Besoj që unë do jem miku juaj i parë drejt realizimit të këtyre synimeve. Përkrahjen time dhe të institutit kulturor Junuz Emre do ta keni gjithmonë, u tha artistëve dhe drejtuesve të SHKA “Jahi Hasani” , drejtori i qendrës kulturore turke “Junuz Emre” në Shkup, Serhat Kula.

Kula ka ftuar SHKA “Jahi Hasani” që më datë 16 shtator 2020, të marrin pjesë në eventin që do të organizojë qendra kulturore turke në Kurshumli Han në Shkup.

Zani Memedi kryetar i SHKA “Jahi Hasani” , pasi falemenderoi z. Serhat Kulla për vizitën e bërë, uroi që kjo vizitë të jetë nismë e mbarë për bashkëpunimin e mëtejmë! Nga ana tjetër nënkryetari Valdet Iseini në fjalen e tij përshëndetëse tha se miqtë që kemi krijuar ndër vite na kanë dhënë një shtysë të madhe dhe motiv për punë e suksese. Ndërkaq, Berat Xhelili koreograf dhe përgjegjës artistik në SHKA “Jahi Hasani”, në fjalën e tij të rastit u fokusua në traditën dhe sukseset që shoqëria ka arritur në skenën vendore e ndërkombëtare.

” Ne kemi bërë punë, kurse miqtë tanë na kanë afirmuar gjithandej”, tha Xhelili.

Në takim morri pjesë edhe përfaqësuesi i organizatës “Turksoy” nga Ankara z.Fatih Ali.Ai në emër të organizatës që drejton për SHKA “Jahi Hasani” ndau një Monografi, për punën e organizatës “Turksoy” në Ballkan, një libër ku në kronologji janë dokumentuar eventet kulturore, manifestimet dhe festivalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *