Drejtori i Spitalit të përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar, Dr.Jakup Jakupi sot më datë 13.03.2020 thiri në takim të gjithë udhëheqësit e reparteve dhe ambulantava,ku i njoftoi nga afër për masat që ka ndërmarë Qeveria e RMV dhe Ministrija e Shëndetsisë në lidhje me organizimin dhe hapat e ndërmarë për të tejkaluar sa më shpejtë dhe parandaluar përhapjen e korona virusit.
Njëherit drejtori Dr.Jakup Jakupi bën thirje deri te të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë që tu shmangen vizitave të pacientëve në spital.
Gjithashtu i falemenderoi të gjithë personelin mjeksorë për punën dhe kontributin e madh që po japin në këto kohra tepër të vështira për të gjithë ne.