Dy aeroportet e Maqedonisë me rritje të numrit të udhëtarëve

Dy aeroportet e Maqedonisë me rritje të numrit të udhëtarëve

Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit nga janari deri në gusht kanë shërbyer 1.021.713 udhëtarë, që është rritje për 18,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur në këtë periudhë janë evidentuar 863.716 udhëtarë.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup janë regjistruar 948.998 udhëtarë, respektivisht për 16,8 për qind më shumë se vitin e kaluar, kur janë transportuar 812.426 udhëtarë. Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostull Pali”, po ashtu vërehet rritje e numrit të udhëtarëve të transportuar.

Ashtu, nga janar deri në gusht këtë vit janë transportuar 72.715 udhëtarë, ndërsa në periudhn e njëjtë të vitit 2014 janë evidentuar 51.290 udhëtarë. Destinacione më të përfaqësuara sipas numrit të udhëtarëve janë Stambolli me 14,5 për qind, Cyrihu 9,1 për qind, Vjena 7,1 për qind, Malme 5,9 për qind, Bazeli 5,4 për qind dhe Londra me 5,2 për qind.

Prej këtj viti janë vendosur edhe linja të drejtpërdrejta për pesë destinacione të reja deri te qytetet evropiane dhe atë nga aeroporti i Shkupit deri në Barcelonë, osllo, Nuremberg, Hamburg dhe Fridihshafen dy herë në javë, ndërsa nga aeroporti i Ohrot është vendosur linjë e drejtpërdrejtë deri në Bazel po ashtu dy herë në javë.

“Rritja e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve të transportuar, si dhe numrit të kompanive të cilët operojnë në dy aeroportet është rezultat i drejtpërdrejtë nga projekti për përkrahje financiare për nxitjen dhe zhvillimin e komunikacionit ajror, që e realizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, thonë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. / Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *