Dy banorët e Vrapçishtit mendohet të jenë infektuar jashtë vendit

Dy banorët e Vrapçishtit mendohet të jenë infektuar jashtë vendit

Dy banorët e Komunës së Vrapçishtit të cilët janë Covid19 pozitiv, mendohet të jenë infektuar jashtë vendit, prej ku janë kthyer kohë më parë. Mjeku Muhamedali Hajredini i angazhuar në Shtabin lokal të Emergjencave pranë Komunës së Vrapçishtit, nuk e anashkalon mundësin që ata të jenë infektuar edhe te ne, pasi kanë mbaruar izolim shtëpiak ligjor 14 ditorë pas kthimit nga vendet tjera.

Nga mesi i muajt tjerër në Komunën e Vrapçishtit nga vendet me rrezikshmëri janë thyer 134 persona.

Prej këtyre 134 personave, shtatë janë testuar dhe dy kanë dalë pozitiv. Njëri prej tyre është nga Dobërdolli, tjetri nga Kalishti me banim në Negotinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *