Dy persona mbeten të vrarë gjatë tentimit për vjedhje në një kazino në Shkup

Dy persona mbeten të vrarë gjatë tentimit për vjedhje në një kazino në Shkup

Dy persona kanë mbetur të vrarë sot herët në mëngjes në një grabitje të kazinos në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

“Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me çrrastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë, pas çka edhe ai ka ndërruar jetë.

Sipas denoncimit, personat e armatosur më pas kanë marrë qarkullimi ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup dhe po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *