Dy raste të reja me Covid 19, një në Gostivar dhe një në Vrapçisht

Dy raste të reja me Covid 19, një në Gostivar dhe një në Vrapçisht

Nga tetë testet e fundit të bëra gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Gostivarit, dy kanë dalë pozitiv për Covid 19. Sipas informatave të Shtabit ndërkomunal të emergjencave për Komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Roshtushë, rastet e reja janë regjistruar një në Gostivar dhe një në Vrapçisht.

Deri më sot numri total i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit është 33. Në Komunën e Gostivarit 15, Vrapçishtit 14 dhe Mavrovë-Rostushë 4.

Nga fillimi i pandemisë, në këto tre komuna janë bërë 501 teste, kurse te 55 persona kishte rezultat pozitiv për koronavirusin. Nga ato, 25 në Gostivar, 23 në Vrapçisht dhe 7 në Mavrovë-Rostushë. Si pasoj e infektimit me Kovid-19, kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa janë shëruar 18 pacient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *