Dyer të reja për konviktin e nxënësve “Branko Stanoeviq” në Gostivar

Dyer të reja për konviktin e nxënësve “Branko Stanoeviq” në Gostivar

Për më pak se një vit në konviktin shtetëror të nxënësve “Branko Stanoeviq” në Gostivar, ka pasur rreth 130 mijë euro inevstime. Investimi i fundit ka të bëjë me ndërrimin e të gjitha dyerve në këtë institucion. Te administrata dhe reparti i vajzave dyertë janë ndërruar, kurse gjatë ditës së sotme kanë mbëri ato të repartit të meshkujve. Drejtoresha Lindihana Sallai Sulejmani, sqaron se gjatë pushimit dimërorë te pjesa ku qendrojnë gjinia femërore ka pasur edhe inevstime tjera të cilat do të vazhdojnë edhe te meshkujt.
Konvikti financohet nga MASH, ndërsa dyert e reja kanë ardhur nga kursimet e vetë qendrës.
Njëkohësisht, ka pasur rinovim edhe të menses së nxënësve dhe korridoreve. Drejtoresha Sallai Sulejmani, thotë se edhe në të ardhmen planifikohen investime të reja.
Konvikti i Gostivarit ka pasur kapacitet për 200 nxënës, kurse me inevstimet e reja numri është rritur edhe për 50 vende të reja. Aktualisht aty qendrojnë 180 nxënës. Ky institucion ekziston nga viti 1976 në Gostivar. Në këtë konvikt mund të vendosen nxënës nga katër shkollat publike të Gostivarit dhe medreseja e vajzave, të cilët vijnë nga fshatrat e largëta të Gostivarit dhe nxënës nga qytete tjera dhe studentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *