Dyshohen se vidhnin në Vrapçisht, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Dyshohen se vidhnin në Vrapçisht, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Mbrëmjen e djeshme (22-mars) rreth orës 22:30, në fshatin Negotinë e Pollogut, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.D. dhe 22-vjeçari K.D. të dy nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin përkohësisht në shtëpinë e një banori të këtij fshati të Gostivarit, për shkak të dyshimit se vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti kanë kryer një duzinë vjedhjesh të rënda në rajonin e gjerë të Vrapçishtit.

Gjatë bastisjes të realizuar prej ora 22 deri ora 23 në hapsirat në të cilat kanë qëndruar shtetasit shqipëtarë janë gjetur dhe me vërtetim janë konfiskuar 42 lloje tëndryshme të sendeve, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga vjedhjet, shumica e të cilave ishin kryer nëpër shtëpi të mërgimtarëve që punohnë jashtë vendit.

Dy shtetasit shqiptarë janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate, me të cilën do të sillen para gjykatësit në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *