Dje rreth orës 12 e 10 minuta në lagjen Cigllane të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria personin F.R. (48) nga Reçani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 30 nëntor të këtij vit në fshatin Reçan ai ka kryer vjedhje .
Pas dokumentimit të çështjes sot (3 dhjetor) me një parashtresë adekuate i njëjti do të sillet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar.