“E premtja e bardhë”, nga sot deri të dielën ETC me zbritje deri në 50%

“E premtja e bardhë”, nga sot deri të dielën ETC me zbritje deri në 50%

“E premtja e bardhë” ka tërhequr qindra blerës edhe kësaj here në qendrën tregtare “ETC” në Gostivar. Për të joshur sa më shumë konsumatorë, uljet drastike nisën paraditën e sotme dhe do të zgjasin deri të dielën.

Konceptin e emëruar “E Premtja e Bardhë”, ETC e sjellë në kohën e ndrimit të sezoneve, ndërsa konsumatorët kanë mundësi të blejnë produkte të ndryshme nga teknika e badhë, tekstili, tekstili shtëpiak dhe këpucë me zbritje mbi 50 %. Ulje ka edhe te produktet ushqimore e higjienike dhe të tjera. Besnik Reka – menaxher i qendrave tregtare “ETC” për Maqedoni, thotë se likuiditeti dhe lirimet në të njejtën kohë janë edhe shenjë mirënjohje ndaj konsumatorëve të cilët u kanë besuar atyre dhe gjatë gjithë kohës kanë blerë tek ata edhe kur nuk ka pasur ulje.

Pos konceptit “E premtja e bardhë”, ETC gjatë vitit sjellë edhe organizime e surpriza të tjera për konsumatorët dhe çmime që nuk gjenden askund tjetër, thotë Reka.

“ETC”, premton se tanimë traditën e uljes së çmimeve, do ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, ndryshimi i çmimeve është mirëpritur nga konsumatorët të cilët thonë se çmimet e lira janë të mirëseardhura për ata në këtë kohë krize shkaktuar nga pandemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *