eBay raporton 159 milion blerës aktivë dhe 2.1 miliard dollar të ardhura

eBay raporton 159 milion blerës aktivë dhe 2.1 miliard dollar të ardhura

Distributori online eBay thyen parashikimet dhe raporton 2.1 miliard dollar të ardhura ku 545 milion janë fitim neto ose 45 % për çdo aksion. Ky është raporti i parë i distributorit si një kompani më vehte që kur u nda nga PayPal verën që shkoi. Ky distributor ka më shumë se 159 milion blerës aktivë në platformën e saj.

Pavarsisht se rezultatet nuk janë aq të larta sa rezultonin raportin e shkuar falë edhe biznesit të PayPal, eBay ka thyer pritshmëritë e Wall Street.

Shefi ekzekutiv, Devin Wenig, u krenua me këto rezultate financiare solide duke vënë theksin edhe tek problematikat e ndarjes me PayPal. Por përveçse u nda nga PayPal, shifrat e përmendura më lart nuk përfshijnë biznesin e saj dedikuar sipërmarrjeve, njësi kjo e shitur tek një firmë private.

Tani e tutje për tre mujorin e fundit të vitit, eBay shpreson në 2.2 deri në 2.3 milion dollar të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *