Edhe Bullgaria do ta shpërndaj ushtrinë në kufi me Maqedoninë

Edhe Bullgaria do ta shpërndaj ushtrinë në kufi me Maqedoninë

Për shkak të gjendjes alarmuese me emigrantët, edhe armata bullgare do të vendoset në kufi me Maqedoninë dhe Greqinë, informuan sot pushtetarët bullgar.

Ministria e mbrojtjes e Bullgarisë do të propozoj masa konkrete, për të mundur që bashkërisht me MPB të atjeshme ta sigurojnë kufirin, transmeton zhurnal.mk

Forcat e armatosura tokësore dhe policia kufitare nga dita e martë nisin me aktivitete të përbashkëta në pikat kritike dhe kufirin e gjelbër.

Kjo gjë është vendosur në takimin e djeshëm me MPB në të cilën morën pjesë shefat e shërbimeve, kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *