Edhe një person i infektuar me koronavirus në Gostivar

Edhe një person i infektuar me koronavirus në Gostivar

Shtohet lista e të infektuarve me virusin korona në Gostivar. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se brenda 24 orëve të fundit edhe një banor i Gostivarit ka dalë pozitiv me CoVid 19.

Infektologu nga Reparti Infektiv në Gostivar, Enes Memedi, për Tv Globi njoftoi se në Repartin Infektiv aktualisht ka edhe dy pacientë të shtruar të cilët janë në pritje të rezultateve pas testimit.

Bëhet fjalë për një banorë të Berovës dhe një të Velesit, të cilët janë sjellur nga hotelet e Mavrovës ku kanë qenë në vendosur në karantinë shtetërore, pasi janë kthyer nga vendet perendimore.

Ai tha dy punonjësit shëndetësor nga Gostivar që ditën e djeshme dolën pozitiv, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për një mjek dhe një motër medicinale nga Reparti Internistik i Spitalit të Gostivarit, për të cilët ende nuk ka të dhëna se si ka ardhur deri te infektimi i tyre. Kolegët e tyre që kanë pasur kontakte me ata poashtu janë testuar dhe ndodhen në vetë-izolim.

Ndryshe, me rastin e fundit numri i të infektuarve në Gostivar ka shkuar në pesë persona, tre prej të cilëve janë punonjës shëndetësor. Dy të parët në ritestim dolën negativ dhe ata vazhdojnë trajtimin në kushte shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *