Edhe Samsung galaxy S7 do të jetë me ekran të lakuar?

Edhe Samsung galaxy S7 do të jetë me ekran të lakuar?

Vitin e kaluar të gjitha pajisjet me ekran të lakuar të lëshuara nga Samsung ishin nga linja Samsung Galaxy S6. Së pari ishin Samsung Galaxy S6 Edge me 5.1 inç dhe Samsung Galaxy S6 Edge+ me ekran 5.7 inç
Një vit më parë, pajisja me ekran të lakuar ishte pjesë e serisë Galaxy Note. Ky telefon ishte quajtur Samsung Galaxy Note Edge, derisa një raport i zbuluar së fundmi tregon që Samsung është duke menduar të debutojë atë brenda këtij viti.

Bazuar në këtë raport, këtu do të jetë vetëm një telefon ‘Edge’ që do lëshohet vitin e ardhshëm dhe do të jetë pjesë e linjës Samsung Galaxy S7. Përveç kësaj, ka edhe disa thashetheme që tregojnë se tashmë gjiganti ka krijuar dy versione të ndryshme për Galaxy S7 që aktualisht janë duke u testuar. Njëri ka ekran 5.2 inç, ndërsa tjetri ekran 5.8 inç.

Në rast se kjo është e vërtetë, sigurisht që gjenerata e ardhshme nga kompania do quhet Samsung Galaxy S7 Edge dhe Samsung Galaxy S7 Edge+.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *