Ekipet e shpëtimit të liqenit të Ohrit këtë vit kanë shpëtuar 64 persona nga mbytja në ujë

Ekipet e shpëtimit të liqenit të Ohrit këtë vit kanë shpëtuar 64 persona nga mbytja në ujë

Numër më të madh të intervenimeve ka pasur në Aqua Park – Strugë, ku 40 persona janë shpëtuar nga mbytja në ujë, ndërkaq afërsisht 20 të tjerë në Ohër, njofton Kanal5.

Shtatë prindër i kanë humbur fëmijët në plazh, për fat të mirë të gjithë janë gjetur.

“Më së shumti intervenime ka pasur te notuesit e pakujdesshëm të cilët nuk i kanë dëgjuar rekomandimet e shpëtuesve ose nuk kanë pasur kondicion fizik të mjaftueshëm për të notuar deri në vendin që e kanë paraparë”, thotë Sasho Toçkov.

Njësiti për Siguri në Ujërat e Liqenit të Ohrit, edhe këtë verë ka pasur mjaft punë. Sezonin e kanë mbaruar me tetëqind intervenime të ndihmës mjekësore në zonat për plazh në Ohër. Notuesit kanë pësuar prej sulmeve nga i nxehti, rënie pa ndjenja, shok nga ujërat dhe thyerje të eshtrave gjatë kërcimit. Më serioz ka qenë kërcimi nga kodra në Kaneo. Kërcimet adrenaline të katër personave kanë përfunduar me lëndime të rënda, ku pjesën e mbetur të pushimit e kanë kaluar në spital.

“Ajo është pjesë e rrezikshme për të kërcyer dhe nuk duhet të shfrytëzohet as nga qytetarët e Ohrit të cilët mendojnë që e dinë vendin dhe e dinë si dhe ku të kërcejnë. Atje kemi pasur një intervenim kompleks të një vajze 16 vjeçare, e cila u dërgua në Spitalin Special Shën Erazmo”, shton Toçkov.

Në këto vitet e fundit në liqenin e Ohrit nuk është regjistruar asnjë mbytje në ujë, ndërkaq janë shpëtuar qindra jetë. Këtë vit ka pasur vetëm një rast ku një notues ka notuar jashtë zonës së lejuar dhe ka vdekur nga sulmi në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *