Ekspozita artizanale në Gostivar

Ekspozita artizanale në Gostivar

Një ekspozitë me punime artizanale të grave nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi është çelur sot në sheshin e qytetit të Gostivarit.

24Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimine e punimeve të realizuara në mënyrë artizanale nga gra të këtyre vendeve. Organizatori i këtij panairi artizanal është Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”. Ramiz Hajdari kryetar i kësaj shoqate shprehet se shoqata ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës tradicionale dhe artizanale të të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare dhe vendeve tjera pjesmarrës, duke hapur panaire ekspozitash në të gjitha qytetet shqiptare.

Në këtë ekspozitë vihet re prezenca e qilimave e sixhadave të cilat kanë ruajtur gjurmët e traditës. Ato janë karakteristike në kombinimin shumëngjyrësh, ku nuk mungoj edhe riprodhimin e kostumeve popullore. Sipas Lubjana Bajo nga qyteti i Gjirokastrës së Shqipërisë, prodhimet artizanale të sotme të qyteteve nga Shqipria janë në vazhdën e traditave shekullore.

Artistë nga qytete të ndryshme nga katër shtete promovonin dhe shisnin punimet e tyre të cilat sinjifikonin disa nga veglat dhe mjete estetike tradicionale. Punime lëkure mbi të cilat ishin punuar portrete, pëlhura me figura historike dhe të ndryshme, çentro, fyell, çorape, varëse, unaza dhe shumë gjëra tjera të ndryshme dhe shumë interesante. Ky panair në Gostivar do qëndrojë i hapur tre ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *