Emigrantët, Maqedonia me gardh kufitar si Hungaria ?

Emigrantët, Maqedonia me gardh kufitar si Hungaria ?

Në një intervistë për të gazetën javore hungareze, Figyelo, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Poposki, ka bërë të ditur se Maqedonia ka shqyrtuar mundësinë për ndërtimin e një gardhi kufitar, të ngjashme me atë të ndërtuar kohë më parë në Hungari.
Poposki tha se Maqedonisë ndoshta do i duhet të ‘ndërtojë një lloj mbrojtje fizike edhe pse kjo nuk konsiderohet si zgjidhje afatgjate.
“Nëse e mendojmë seriozisht atë që Evropa kërkon nga ne, atëherë ne jemi të detyruar të ndërtojmë një gardh kufitar,” tha Poposki për të gazetën javore hungareze, Figyelo, duke shtuar se Maqedonia është duke bërë çmos që të regjistrojë të gjithë refugjatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *